Macron: Franca dëshiron që Rusia të mbetet anëtare e Këshillit të Europës

PARIS, 6 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron, vendi i së cilit do të marrë në mesin e muaj maj presidencën e radhës të Këshillit të Europës shprehu dëshirën që Rusia të mbetet një anëtare e kësaj organizate, pavarësisht dallimeve mes tyre.

”Unë dëshiroj që Rusia të qëndrojë në Këshillin e Europës’’, deklaroi presidenti francez gjatë pritjes në pallatin Elize të sekretarit të përgjithshëm të organizatës, norvegjezit, Thorbjorn Jagland. / /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.