Agjencia Telegrafike Shqiptare

GJERMANI – Botim special i ditarit të Anna Frankut

FRANKFURT, 6 maj ATSH-DPA/ – Një botim special i ditarit të Anna Frank do të dalë në tregun gjerman, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së autores, muajin e ardhshëm.

Edicioni përmban një version të plotë të ditarit, që Frank shpresonte ta botonte pas përfundimit të Luftës II Botërore.

“Është një libër shumë unik dhe që përcjell atë të cilin ne jemi dhe atë që na intereson ne si botues, edukimin, të drejtat e njeriut dhe epokën e nacional-socializmit”, theksoi Alexander Roesler, i shtëpisë botuese ”Fischer”.

“Ky libër është qendra e identitetit të shtëpisë sonë botuese”, shtoi ai.

Babai i Anna Frankut, i vetmi anëtar i familjes që mbijetoi Holokaustit, botoi ditarin e saj në vitin 1947.

Sot ai është një nga librat më të lexuar në botë./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version