Kredia e re për biznes u rrit në vlerën 11 miliardë lekë

TIRANË, 4 maj /ATSH/- Kredia e re dhënë nga sektori bankar shënoi vlerën 136 miliardë lekë, duke qenë 9.5% më shumë në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ecuria e kredisë së re është përcaktuar nga ecuria e fluksit të kredisë për bizneset, e cila gjatë periudhës ishte 11 miliardë lekë më e lartë.
Rritja në kredinë e re dhënë bizneseve është vërejtur kryesisht në kredinë për blerje
pajisjesh, kredinë për çelje biznesi. Ndryshe nga kredia për biznes, kredia e re për individët u ulë gjatë periudhës me 1.1%, ndikuar nga pakësimi i kredisë së re për blerje banese.
Sipas monedhës dhe afatit të maturimit, kontributin kryesor në zgjerimin e kredisë së re, gjatë periudhës, e dhanë kredia në euro dhe kredia afatmesme. Kredia e re në dollarë amerikanë, e cila zinte 7% të fluksit të përgjithshëm të kredisë së re gjatë periudhës, u zvogëlua me 22%.
e.xh/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.