“Ekonomia Blu”, strategjia e zhvillimit ekonomik në asetet ujore

TIRANË, 4 maj /ATSH/- Industritë tradicionale të detit si turizmi, peshkimi, transporti detar, por edhe aktivitete të reja në zhvillim, si akuakultura, turizmi nënujor, etj, janë asete të pasurisë ujore, që mund të zhvillohen të integruara në një strategji kombëtare të quajtur “Ekonomia Blu”.

Ekspertët e fushës shprehen se, Shqipëria është pjesë e nismës Adriatiko – Joniane EUSAIR, e cila ka në fokus Ekonominë Blu.

Sipas tyre, integrimi ndërsektorial në një strategji kombëtare të “Ekonomisë Blu”, bazuar në të gjitha aktivitetet ekonomike që zhvillohen në asetin më të madh natyror të Shqipërisë, Detin Jon dhe Adriatik, është në fokus të Qeverisë Shqiptare, dhe aktorëve të tjerë si: institucionet arsimore, sektori privat dhe shoqëria civile, të cilat do të nisin procesin e projektimit për të identifikuar sfidat, projektet dhe veprimet që do të kryhen, referuar dhe modeleve të vendeve të BE-së për këtë strategji

e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.