BANGKOK – Maha Vajiralongkorn kurorëzohet mbret i Tajlandës

BANGKOK, 4 maj /ATSH-AFP/ – Maha Vajiralongkorn u kurorëzua sot në moshën 66 vjeç mbreti i Tajlandës në një ceremoni të mbajtur në Pallatin e Madh të Bangkokut, një ngjarje e rëndësishme që u transmetua nga televizionet kombëtare.

Rreth orës 12:09 (05:09 GMT), ai vendosi në kokë ”Kurorën e Madhe të Fitores” e cila peshon rreth shtatë kilogram, e punuar me smalt të praruar dhe e zbukuruar me gurë të çmuar. Ai u ngjit në fron pas vdekjes së të atit Bhumibol Adulyadej në 2016, kurorëzimi i tij u vonua për të respektuar një periudhë zie në nderim të mbretit të ndjerë./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.