Haradinaj: Fuqizim i marrëdhënieve me Katarin

PRISHTINË, 3 maj /ATSH/ – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim ambasadorin jorezident të shtetit të Katarit në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri.

Haradinaj tha se me Al Marrin kanë vlerësuar se marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Katarit janë shumë të mira dhe do të fuqizohen më tej nëpërmjet marrëveshjes për mbrojtjen e investimeve të dyanshme, e cila është një parakusht për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

“Shteti i Katarit ka përkrahur Kosovën në të gjitha periudhat e rëndësishme, që nga pavarësia dhe shtetndërtimi dhe vazhdon mbështetjen për vendin tonë në të gjitha fushat, përfshirë përkrahjen për njohje të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, tha Haradinaj. /KosovaPress//e.malaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.