SOFT NEWS – Gafa e ”France 2”: Da Vinçi është… francez!

PARIS, 2 maj /ATSH-ANSA/ – Gafë në edicionin e lajmeve të stacionit televiziv ”France2”  mbi kombësinë e Leonardo da Vinçit, një ditë para 500-vjetorit të vdekjes së gjeniut.

Në hapjen e një reportazhi mbi simbolin e Rilindjes italiane (Rinascimento), të transmetuar dje në mbrëmje, në orën 20:00, gazetari transalpin e përcaktoi Leonardon si “një gjeni francez”.

Incidentin u sinjalizua në edicionin e sotëm të stacionit televiziv italian, Tg2.

“Nuk kuptohet nëse kemi të bëjmë me një pakujdesi ose me versionin e çuditshëm të një ‘ius soli’ që nuk cakton shtetësinë në lindje, por në vdekje”, theksoi komentatori.

Leonardo vdiq në Francë më 2 maj, 500 vjet më parë./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.