SHBA – Uashingtoni: Pekini synon të shtojë bazat ushtarake jashtë vendit

UASHINGTON, 2 maj /ATSH-AFP/ – Kina me shumë mundësi do të rrisë numrin e bazave ushtarake jashtë vendit për të siguruar projektet e saj që lidhen me “Rrugët e Reja të Mëndafshit”, sipas një raporti të Pentagonit mbi kapacitetet ushtarake kineze të publikuar sot.

“Drejtuesit kinezë përdorin peshën ekonomike, diplomatike dhe ushtarake në rritje të Kinës për të vendosur dominimin e tyre në rajon dhe për të zgjeruar influencën e vendit në botë”, thuhet në këtë raport vjetor të Ministrisë amerikane të Mbrojtjes që i drejtohet Kongresit.

“Projektet kineze si Rrugët e Reja të Mëndafshit me shumë mundësi do të sjellin vendosjen e bazave ushtarake kineze jashtë vendit për t’iu përgjigjur nevojave për të siguruar këto projekte”, theksohet në këtë dokument.

Kjo iniciativë, e quajtur zyrtarisht “një rrip (tokësor) dhe një rrugë (detare)” sipas versionit kinez, synon të ndërtojë infrastruktura të transportit dhe të energjisë në vende që kenë veçanërisht nevojë për kotë projekte në Azi, Europë, Afrikë dhe më tej. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.