SHBA – Trump kërkon 4,5 miliardë dollarë shtesë për përballimin e fluksit migrator

UASHINGTON, 2 maj /ATSH-DPA/ – Shtëpia e Bardhë i kërkoi Kongresit amerikan 4,5 miliardë dollarë fonde emergjente për të trajtuar rritjen e fluksit migrator në kufirin jugor.

Administrata pranon se kërkesa emergjente e presidentit Donald Trump për të devijuar paratë e taksapaguesve për një mur që ende duhet të ndërtohet, nuk mund të përballojë sfidën humanitare në terren tani që kërkon financime shtesë qeveritare.

“Emergjenca kombëtare është duke mbledhur fonde brenda autoritetit të Departamentit të Mbrojtjes dhe duke i zhvendosur ato për murin”, tha një zyrtar i lartë.

“Ballafaqimi me nevojat humanitare të familjeve dhe fëmijëve të huaj të pashoqëruar është përtej mundësisë së autoritetit”, shtoi ai.

”Kërkesa shtesë e administratës bën fjalë për 3,3 miliardë dollarë ndihmë humanitare duke përfshirë lehtësirat për trajtimin dhe strehimin e përkohshëm të migrantëve, veshjet, pelenat për fëmijët, rritjen e kapaciteteve të pritjes dhe hapësirën e shtretërve”, thanë zyrtarët.  /os/ /em/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.