Porti i Durrësit dhe i Antwerp në Belgjikë, rritje të bashkëpunimit

TIRANË, 2 maj/ATSH/- Porti i Durrësit dhe ai i Antwerp në Belgjikë, i dyti në Europë për nga madhësia, do të rrisin më tej bashkëpunimin mes tyre.

Kështu u theksua sot gjatë një takimi të drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare me drejtues të Qendrës së Trajnimeve të Portit të Antwerp (Belgjikë).

Gjatë takimit Tare shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Porti i Antwerp-it në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave dhe ekspertizës.

Ai vlerësoi rëndësinë dhe nevojën për një bashkëpunim të mëtejshëm në rritjen e kapaciteteve tona.

Drejtuesit e Qendrës së Trajnimeve të Portit të Antwerp-it, u takuan edhe me stafin, ndërsa të dy palët prezantuan vizionet dhe arritjet, si dhe diskutuan rreth sfidave dhe zgjidhjeve efikase në të ardhmen./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.