FOTO/ Ushtarakë nga rajoni njihen me historinë e Shqipërisë

TIRANË, 2 maj/ATSH/ Muzeu Historik Kombëtar u vizitua nga një grup ushtarakësh nga vendet e rajonit.

Sipas Muzeut Historik Kombëtar, ushtarakët përmes guidës zhvilluan një rrugëtim në historinë e Shqipërisë të prezantuar në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar, duke vlerësuar historinë e popullit shqiptar, që nga lashtësia deri në fund të regjimit komunist.

Ky aktivitete u zhvilluan në kuadër të Kongresit të 24 të Mjekësisë Ushtarake Ballkanike, me qëllimin e prezantimit dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë sonë historiko-kulturore.

Në fund të vizitës, ushtarakët vlerësuan vizitën në muze, duke falënderuar për mikpritjen. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.