FOTO/ Punimet tek rrethrrotullimi i Kamzës, spostohen shtyllat elektrike

TIRANË, 2 maj /ATSH/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) po punon me ritme të larta për zbatimin e projektit të punimeve tek rrethrrotullimi i Kamzës.

Tek rruga “Kastriotët”, pranë Urës së Institutit, Tiranë, OSHEE është duke spostuar shtyllat e linjës elektrike, për t’i hapur rrugë paralelisht Autoritetit Rrugor Shqiptar i cili po punon me ritme të larta për zbatimin e këtij projekti.

Kjo ndërhyrje do të përmirësojë qarkullimin në këtë nyje të rëndësishme.

Infrastruktura rrugore kërkon plotësimin me të gjithë komponentët, ndaj në mënyrë paralele bashkëpunojmë me institucionet e tjera për të optimizuar sa më shumë ndërhyrjet e mirëmbajtjes, bën me dije Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Punimet tek rrethrrotullimi i Kamzës kanë nisur më 3 prill dhe priten të përfundojnë më 3 qershor 2019. /a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.