TIRANË, 2 maj/ATSH- A. Fortuzi/- Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se një treshe arbitrash nga Luksemburgu do të gjykojë një ndeshje të javës së 32-të të Kategorisë Superiore.
Ky shkëmbim vjen në vazhdimësi të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet FSHF dhe Federatës së Futbollit të Luksemburgut për gjykim të ndeshjeve në kampionatet respektive. Dy javë më parë ishte një treshe arbitrash shqiptarë, me kryesor Juxhin Xhajën dhe Ilir Tartarin e Emigers Ganxhi si asistentë, që gjykuan një ndeshje në Superligën e Luksemburgut.
Arbitër – Gilles Becker
Asistent 1 – Alain Durieux
Asistent 2 – David Matues
/j.p/
