Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHKUP – Zaev kërkon hapjen e negociatave

SHKUP, 30 prill /ATSH-MIA/ – I falënderoj miqtë tanë nga Gjermania dhe Franca që i njohin dhe i theksojnë hapat të cilat i kemi ndërmarrë si kontribut i lartë drejt stabilitetit ballkanik dhe evropian, shkroi në profilin e tij të FB kryeministri Zoran Zaev, pas samitit joformal të Gjermanisë dhe Francës me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Berlin.

“Përgjegjësia dhe përkushtimi jonë nuk ndalon këtu për shkak idesë për aleancë të diversitetit i kërkoi kujdes të vazhdueshëm për veten dhe për tjetrin”, shkroi Zaev në FB.

“Pamë hapa të guximshëm për kontestin me emrin e Maqedonisë së Veriut, kjo është dëshmi se është e mundur të gjendet zgjidhje për kontestin shumëvjeçar”, tha Merkel.

Makron tha se  me Marrëveshjen e Prespës u dëshmua se mund të zgjidhen konteste të cilat janë konsideruar si të pazgjidhshme kur ka përkushtim.

Për stabilitetin e rajonit dhe posaçërisht për përfitimet e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë pas Marrëveshjes së Prespës, është e domsodoshme vendi të mbështetet dhe të vazhdojë edhe më shpejtë në rrugën drejt eurointegrimit të pritur, u dakorduan kryeministri Zoran Zaev dhe kryetarja e Komisionit evropian dhe përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini në takimin në kuadër të konferencës së shefave të shteteve dhe qeverive për Ballkanin Perëndimor në Berlin./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version