“Qytetar Nderi” në Dibër, Rama: Jam kundër titujve honorifikë për politikanët në detyrë

TIRANË, 30 prill/ ATSH/Kryeministri Edi Rama refuzon titullin “Qytetar nderi”, dhënë sot nga Bashkia e Dibrës.  Përmes një njoftimi nga zyra e Kryeministrit, njoftohet ky vendim me argumentin se kryeministri Rama ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifikë për politikanët në detyrë.

Mbi bazën e këtij argumenti, Kryeministri Edi Rama e ka refuzuar titullin “Qytetar Nderi” të dhënë nga bashkia e Dibrës. /j.p/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.