FOTO/ Aksi Skuraj-Burrel me sinjalistikë dhe barriera mbrojtëse

TIRANË, 30 prill /ATSH/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar është drejt përfundimit të një tjetër investimi me qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore.

Në aksin Burrel–Milot, po punohet për asfaltimin si dhe muret mbajtëse me qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore ku gjithashtu shumë shpejt do përfundojë dhe vendosja e sinjalistikave.

Drejtoresha e Autoriteti Rrugor Shqiptar Sonila Qato inspektoi këtë aks ku shprehet se,” në aksin Skuraj-Burrel në zonën e Matit, inspektuam punimet e betonit për realizimin e tombinos së re me dimension 5X5 m, asfaltimin si dhe muret mbajtëse që garantojnë sigurinë e rrugës”.

”Bëhet fjalë pikërisht për një segment i cili deri para se të ndërhynim konsiderohej një pjesë rruge tejet e amortizuar duke shkaktuar probleme serioze qarkullimi. Shumë shpejt do të përfundojë dhe vendosja e sinjalistikës horizontale e vertikale”, tha Qato.

Gjithashtu Drejtoresha e Autoriteti Rrugor Shqiptar Sonila Qato inspektoi punimet të cilat janë drejt përfundimit për shtimin e sigurisë rrugore në tunelin e Shkopetit. /a.a/

j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.