BERLIN, 30 prill /ATSH-ANSA/ – Në Gjermani nuk do të ketë një ndryshim në kancelari apo një riformatim të kabinetit, ndërkohë që Angela Merkel do të mbetet kancelare, deklaroi sot presidentja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila njihet edhe me akronimin AKK, duke hequr kështu çdo dyshim mbi thirrjen e parakohshme të kongresit të partisë, në ditët e para të qershorit.
“Kongresi me dyer të mbyllura u diskutua me kancelaren dhe me drejtuesit e partisë”, deklaroi Kramp-Karrenbauer në televizionin ”Welt”.
”Nuk kemi asnjë qëllim të ndryshojmë drejtimin e kancelarisë… ne kemi nevojë të rishikojmë prioritetet e qeverisë, sidomos për sa i përket dinamikës ekonomike”, theksoi ajo./ a.jor.
