Basha: E vetmja rrugë për të nisur dialogun, një qeveri tranzitore

TIRANE, 30 prill/ATSH/- Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi sot pasdite se Shqipëria nuk mund të përfitojë hapjen e negociatave në qershor.

Gjatë një takimi me anëtaret e rinj të PD në Tiranë, Basha tha se “nuk mund të ketë hapje negociatash në një vend ku politikanët kapen duke vjedhur”.

Me Edi Ramën nuk ka integrim në Europë. Sinjali që kumbon nga Samiti i Berlinit është i qartë, për njeriun i cili nuk ka bërë asnjë hap drejt BE, por sot do të na kthejë 10 vite mbrapa, sepse bota ka sy dhe veshë. E vërteta del haptazi. Jemi një vend i cili në vend që të ecë përpara ka ecur mbrapa”, tha ai.

Basha tha se PD nuk heq dorë nga kushti i saj për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

“Nuk ka ndryshim nga pozicioni ynë, nuk ka asnjë ndryshim nga pozicioni i PD dhe aleatëve tanë. Nuk ka asnjë çetim dhe asnjë hap prapa. Jua them sot këtu nga Farka, është e pangoecioueshme largimi një orë e më parë i Edi Ramës. Është e vetmja rrugë për ti hapur dritën jeshile dialogut politik dhe zgjidhjes politike. Është i panegociueshëm largimi i Edi Ramës. Është e vetmja rrugë për të nisur dialogun, një qeveri tranzitore, një qeveri kujdestare për të garantuar reformën në drejtësi”, tha kreu i PD.

Basha u shpreh se “jemi të sigurtë se jemi shumica morale e vendosur për të çuar derinë fund betejën për fitore. Vetëm duke çliruar ekonominë nga korrupsioni dhe qeverinë nga krimi do mund ta hapim derën e Europës. Ka një forcë që e di si hapet kjo derë. Kishte shumë pengesa, por në bashkëpunim të ngushta më SHBA dhe vendet e tjera tejkaluam dhjetëra probleme. Sollëm investues që punësuan mijëra njerëz. Hodhëm një hap që mendohej i pamundur, heqjen e vizave”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.