FUTBOLL – Pjaniç: Juventusi gjithnjë e motivuar në fushë

TORINO, 28 prill /ATSH-ANSA/ – Xhorxho Kielini është i kënaqur për provën që dha “Juventusi” dhe për kthimin  e tij në fushë pas problemit në këmbë që e la jashtë në përballjen e dyfishtë me “Ajaksin”.

“Një ndeshje asnjëherë banale në të cilën kemi treguar sërish vlerën tonë. Të vazhdojmë kështu”, tha Kielini.

“Dy gola dhe një asist i bukur sepse një derbi i Italisë që respektohet nuk meriton më pak”, thekson Miralem Pjaniç, autori i asistim të bukur që i dha mundësinë Ronaldos të shënojë golin e barazimit kundër “Interit”.

“Nuk flasim për mungesë motivimi, sepse kjo skuadër ka gjithnjë motivim. Zbret në fushë për të arritur maksimumin. Gjithnjë”, shton në “Instagram” regjisori boshnjak.

“Një ndeshje e fortë, por që u mbyll me një pikë të fituar”, sipas mesfushorit gjerman, Emre Can që luan si në mbrojtje edhe në mesfushë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.