SOFT NEWS – Një Diana e vogël, me flokë të kuqe ? Shtohen aludimet për foshnjën e Mbretërisë britanike

LONDËR, 27 prill /ATSH-AFP/ – Britania e Madhe pret me padurim ardhjen në jetë të foshnjës së princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan. Gjinia, emri dhe madje ngjyra e flokëve kanë nisur të bëhen objekt edhe i basteve.

Sipas profesionistëve britanikë në fushën e basteve, mendohet që fillimi i muajit maj të shënojë edhe ardhjen në jetë të foshnjes mbretërore e cila do të quhet Diana.

Çështja e gjinisë duket se anon më tepër të jetë vajzë për lojtarët. Personat që kanë vënë bast për vajzë janë aq të shumtë sa profesionisti në fushën e basteve ‘’William Hill’’ ka ulur kuotimet në 2/5, që përkthehet ndryshe që mund të fitosh vetëm 2 stërlina për një bast nga 5.

Pavarësisht uljes së vlerës, lojtarët vijojnë të vënë bast për alternativën vajzë. Në një treg normal, kjo nënkupton që njerëzit e dinë’’, thekson Rupert Adams, zëdhënës i William Hill, i cila e mendoi të arsyeshme të mbyllte bastet për gjininë e bebes, më 9 prill.

Për shumë persona që kanë vënë bast, fëmija i cila do të zërë vendin e shtatë në rendin e trashëgimisë në fronin britanik, do të ketë flokë të kuqërremtë, me një kuotim prej 3/1.

-Diana, Grace ose Arthur-

Për sa i përket emrit, ai i nënës së princit Harry, Diana është favoriti kryesor me 60% të basteve, pohon Rupert Adams.

‘’Unë nuk e kuptoj aspak’’, shtoi ai, duke sjellë në kujtesë vdekjen tragjike të Diana, e cila vdiq në një aksident me makinë në 1997.

Tek kompania e basteve ‘’Paddy Power’’, emri Diana renditet në krye me një kuotim prej 3/1, më pas Grace me 7/1, Alice (10/1) Isabella (12/1), Alexandrina dhe Victoria (14/1), ose Elizabeth (20/1)./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.