SHBA – Trump: I kërkova OPEC-ut uljen e çmimit të naftës bruto

UASHINGTON, 26 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se i ka kërkuar Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) që të ulë çmimet për fuçi naftë, që të ndikojë në uljen e çmimit të benzinës.

“Çmimet e benzinës janë duke rënë”, theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë para gazetarëve.

“I telefonova OPEC-un dhe i kërkova që të ulin çmimet”, vazhdoi presidenti amerikan. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.