OSHEE: Rikonstruksioni i kabinave, ndërpreje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit

TIRANE, 26 prill/ATSH/ – Operatori i Shpërndarjes i Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës, se për shkak të punimeve të cilat po vijojnë për rikonstruksionin e kabinave në kryeqytet, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në datën 27 prill, nga ora 09:00-15:00 në zonat: unaza e re pjesërisht (pranë Astir), rruga “Besim Alla”, rruga “Thanas Ziko”, rruga “4 Dëshmorët”, rruga “Dervish Hekali”, rruga “Myslym Shyri”, rruga “Sami Frashëri”.

Ndërprerje do të ketë edhe në datën 29 prill, në rrugët “Kadri Roshi”, “Ibrahim Braja” dhe “Kongresi i Manastirit”.

Në datën 30 prill, nga ora 09:00-14:00 do të ketë ndërprerje të energjisë në rrugët “Ndre Mjeda”, “Hasan Sufa”, “SItki Cico”, “Martin Camaj”, si dhe “Mine Peza” pjesërisht.

OSHEE njofton gjithashtu edhe abonentët e qytetit të Beratit se energjia elektrike do të ndërpritet në datat 2-3 maj për shkak të punimeve në nënstacionin Kombinat Berat.

Konkretisht në datën 2 maj, në intervalin kohor 10:00-14:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona: Remanic, Starovë, komunat Otllak, Lumas; fshatrat: Moravë, Orizaj.

Në 3 maj, pa energji do të mbeten: zona Kombinat Berat, subjektet private Pulari, Mobileri Kushi, Cener SHPK. /m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.