Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nxit vaksinimin e fëmijëve

TIRANE, 26 prill/ATSH/  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nxit vaksinimin e fëmijëve. Mbulesa vaksinale në vend varion nga 95-99% me një mesatare prej 98% duke treguar për aksesin që ka çdo fëmijë për të kryer vaksinimin falas pavarësisht vendit ku banon apo gjendjes sociale dhe ekonomike.

Një nga heroinat e Vaksinimit është Genta Gjonpali, e cila është infermiere e vaksinimit në Qendrën Shëndetësore nr. 9. Prej pesë vitesh ajo punon me impenjim dhe bën apel të vazhdueshëm për vaksinim.

Gjonpali shprehet se “vaksinimi është një themel i fortë për shëndet dhe mirëqenie në jetë”. Është ky mesazhi që ajo përcjell tek fëmijët e prindërit. /m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.