FOTO/ Elbasani, së shpejti me gjimnazin e parë mjekësor

TIRANË, 26 prill /ATSH/ – Kryetari i bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini dhe prefekti Gledian Llatja kanë pritur në një takim prefektin e Edirnesë, Turqi, Ekrem Canalp.

Canalp dhe delegacioni që e shoqëronte u ndalën fillimisht në zyrën e prefektit me të cilin folën për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes dy qyteteve, por edhe më mundësitë që ky bashkëpunim të zgjerohet më tej.

Llatja foli mbi projektet e zhvillimit më tej të qarkut të cilat janë një mundësi shumë e mirë edhe për të afruar investitorët turq. Prefekti Canalp u prit më pas në zyrën e kryetarit të bashkisë, Sejdini i cili foli mbi projekte të rëndësishme dhe që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e Elbasanit.

Kryetari Sejdini u ndal në mundësinë e investimeve në Tregan, duke nënvizuar cilësinë e ujërave termale të kësaj zone. Më tej delegacioni u ndal në Bradashesh ku shumë shpejt, me anë të një investimi turk, do të hapet gjimnazi i parë mjekësor në vend. /a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.