SOFT-NEWS – Një 18-vjeçar padit Apple dhe kërkon një miliard dollarë dëmshpërblim

NJU JORK, 25 prill /ATSH-ANSA/ – Një djalë 18-vjeçar padit “Apple” dhe i kërkon një miliard dollarë.

“Ousmane Bah, akuzon sistemin e njohjes së fytyrës se e ka lidhur gabimisht me një seri vjedhjesh në dyqanet e gjigantit amerikan”, njofton “Washington Post”.

Bah u arrestua në nëntor dhe mandati për arrest mbante foton e një personi tjetër. Agjentët e departamentit të policisë së Nju Jorkut dolën në përfundimin se hajduti i filmuar nga kamerat e sigurisë në dyqan as që i afrohej pamjes së Bah.

Në padinë e ngritur citohen agjentët e policisë dhe mendohet se “Apple” ka përdorur teknologjinë e tij të njohjes së fytyrës për të identifikuar hajdutët. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.