ITALI – Musolinit i hiqet qytetaria e nderit

SALERNO, 25 prill /ATSH-ANSA/ – Këshilli bashkiak i Sarnos (Salerno), njëzëri, i hoqi sot qytetarinë e nderit që i ishte dhënë nga administrata e kohës, Benito Musolinit më 23 maj 1923.

Këshilli bashkiak tani duhet vetëm të ratifikojë këtë vendim të miratuar nga ekzekutivi i qendrës së majtë të drejtuar nga kryebashkiaku, Giuseppe Canfora.

“Sipas shumë historianëve, Benito Musolini konsiderohet si urdhëruesi politik i agresionit të ulët kundër Giovanni Amendola me origjinë nga Sarno emrin e të cilit e mban edhe salla e këshillit bashkiak. Qytetaria e nderit, që iu dha në atë kohë, për më tepër, përkon e papërputhshme me vlerat që mban sot bashkia e Sarnos dhe komuniteti i saj përveç se është në kundërshtim më këtë vendim”, lexohet në tekstin e paraqitur para këshillit bashkiak.

“Nuk mund të jemi edhe qyteti i Giovanni Amendola dhe të kemi si qytetar nderi urdhëruesin e vrasjes së tij”, theksoi kryebashkiaku, Canfora. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.