FOTOGALERI/ Protesta e opozitës, trafik në 5 akse kryesore

TIRANE, 25 prill/ATSH/ – PD dhe LSI protestuan sot pasdite me bllokim të disa akseve kryesore kombëtare.

Në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit u bllokua aksi që lidh Juglindjen me Tiranën, ndërsa në jug qarkullimi i automjeteve u bllokua në rrethrrotullimin e Sheqit të Fierit.

Nga protesta e opozitës u bllokua qarkullimi edhe në zonën e Plepave në Durrës si dhe në afërsi të karburantit në autostradë në Milot.

Trafik dhe radhë të gjata automjetesh u krijua edhe në Tiranë tek ish-sheshi “Shqiponja”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.