UASHINGTON, 24 prill /ATSH-AFP/ – Rregullatori Ajror Amerikan, FAA, mori të drejtën e certifikatës së parë të një kompanie që do të shpërndajë dërgesat postare me dron, Wing Aviation, degë e Alphabet, kompania mëmë e Google, bëhet e ditur në një komunikatë.
Ky certifikim do t’i mundësojë Wing Aviation nisjen e një shërbimi tregtar për dërgesat e pakove në Blacksburg, në shtetin e Virxhinias.
”Ky është hap i rëndësishëm në përpjekjen për integrimin e dronëve në ekonominë tonë në përputhje me standardet e sigurisë. Siguria mbetet prioritet ynë numër një, ndërkohë që kjo teknologji vijon të zhvillohet për të realizuar projektin në mënyrën më efektive’’, u shpreh në një deklaratë për shtyp sekretarja amerikane për Transportet, Elaine Chao.
Wing Aviation ka nisur tashmë dërgesat prej disa vitesh në Australi, sqaron agjencia federale e aviacionit, e cila është përqendruar në këtë eksperiencë për të siguruar të drejtën e certifikimit amerikan./ /v.b/ a.jor.
