Olen Cesari, ambasador i shkëlqyer i kulturës dhe i shpirtit artistik shqiptar në botë

TIRANË, 24 prill /ATSH/ – Olen Cesari është padyshim një ambasador i shkëlqyer i kulturës dhe i shpirtit artistik shqiptar në botë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar një video nga koncerti i mbrëmshëm i violinistit të madh shqiptar Olen Cesari.

“Me shumë emocion ndoqa mbrëmë koncertin e violinistit të madh shqiptar, Olen Cesari, që i shoqëruar nga grupi i tij “International Clandestine Orchestra” dhe artistë me famë botërore, i dhuroi Tiranës një natë magjike dhe një festë të jashtëzakonshme”, u shpreh Meta.

“Olen Cesari është padyshim një ambasador i shkëlqyer i kulturës dhe i shpirtit artistik shqiptar në botë. “Paganini shqiptar”, me madhështinë e talentit të tij, na bën të ndihemi të gjithë krenarë”, theksoi Meta.

“Lajm i mirë për të gjithë ju që e humbët dje koncertin është se ai rikthehet sot në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve”, nënvizoi Meta.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.