Këmbimi valutor, luhatjet e kursit brenda parashikimeve

TIRANË, 24 prill /ATSH/ – Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën valutat kryesore euro dhe dollarë u luhatën në këmbim me lekun brenda parashikimeve të Bankës Qendrore.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro ruajti të njëjtat vlera si një ditë më parë në këmbim me lekun ndërsa dollari amerikan i thelloi pozitat dominuese kundrejt lekut edhe me 0,37 lekë.
Kështu sot euro këmbehet me 123,66 lekë ndërsa dollari me 110,27 lekë.
Afrimi i sezonit veror pritet që të dobësojë pozitat e euros në këmbim me lekun për shkak të ardhjes së turistëve në Shqipëri.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 110.27 +0.37
Euro EUR 123.66 0.00
Poundi Britanik GBP 142.57 -0.27
Franga Zvicerane CHF 108.27 +0.40
Jeni Japonez (100) JPY 98.59 +0.32
Dollari Australian AUD 77.65 -0.52
Dollari Kanadez CAD 82.01 -0.23
Korona Suedeze SEK 11.77 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 12.86 -0.04
Korona Daneze DKK 16.56 -0.01
SDR SDR 152.97 +0.52
Ari(OZ 1) XAU 140438.77 +488.10
Argjend(OZ 1) XAG 1637.53 -7.62
Juani Kinez (onshore) CNY 16.42 +0.06
Juani Kinez (offshore) CNH 16.40 +0.05
Lira Turke TRY 18.80 -0.05

 

/e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.