Grabitja në Rinas, mbeten në qeli tre të ndaluarit e tjerë

TIRANË, 24 prill/ATSH/ – Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre të ndaluarit e grabitjes së ndodhur më datë 9 prill në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

Gjatë seancës së zhvilluar te Krimet e Rënda pati dhe një ndërprerje prej 30 minutash, për shkak se avokatët e tre të pandehurve, Renaldo Sulën, Saimir Çelën dhe Oltian Veselin kërkuan të njiheshin me materialet, ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Një ditë më parë Alkond Bengasi u la në masën arrest me burg, ndërsa pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.