BRUKSEL – ”Nord Stream 2” kërkon një përjashtim ndaj rregullave të reja për gazin

BRUKSEL, 24 prill /ATSH-AFP/ – ”Nord Stream 2”, operatori i drejtuar nga gjiganti rus Gazprom për projektin e gazsjellësit midis Rusisë dhe Gjermanisë nëpërmjet detit Balltik, dëshiron të sigurojë një përjashtim ndaj rregullave të reja europiane në lidhje me transportin e gazit, në një letër drejtuar Komisionit.

Letra drejtuar presidentit të ekzekutivit europian, Jean-Claude Juncker, kërkon një zgjidhje miqësore pas rishikimit të fundit të rregullore europiane në tregun e gazit, i cili do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek gazsjellësi i ri dhe për këtë arsye drejtuesi i ”Nord Stream 2”, Matthias Warnig kërkon një përjashtim.

”Do të ishte e paarsyeshme dhe diskriminuese për BE-në që të hartojë direktivën e ndryshuar dhe përjashtimin, në mënyrë të tillë që vetëm ‘Nord Stream 2’ të preket në mënyrë të konsiderueshme”, shkruan Warnig./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.