Anija “Butrint” e Forcës Detare shpëton 50 emigrantë në detin Egje


TIRANË, 24 prill/ATSH/- Anija “Butrinti” e Forcës Detare, me mision në detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit mbrëmjen e djeshme ka shpëtuar një gomone me 50 emigrantë (40 burra dhe 10 gra), e cila ishte nisur nga Ceshme drejt ishullit të Kiosit.

Menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës Rojës bregdetare turke, greke dhe Frontex. Emigrantët janë marrë nga Roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimit drejt portit të Ceshmes.

Forca Detare shqiptare nuk është hera e parë që ndërmerr një operacion shpëtimi gjatë patrullimit të saj në detin Egje. Kjo ka ndodhur edhe më herët në disa raste të ngjashme. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.