Vetëm Basha mund të krijojë koalicion partish për mospjesëmarrje në zgjedhje

TIRANË, 23 prill/ATSH/ “Vetëm Lulzim Basha mund të krijojë koalicion partish për mospjesëmarrje në zgjedhje dhe këtë marrëzi olimpike ta shoqërojë me buzëqeshje heroike”, deklaroi sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali.

Duke komentuar vendimin e sotëm të opozitës, Spiropali tha se “kjo është dëshmi akademike se si mund të shkatërrohet një parti historike prej frikës dhe mungesës së kurajos politike”.

“Vetëm Lulzim Basha mund të krijojë koalicion partish për mospjesmarrje në zgjedhje dhe këtë marrëzi olimpike ta shoqërojë me buzëqeshje heroike! Ja pra dëshmia akademike dhe praktike se si mund të shkatërrohet një parti historike prej frikës dhe mungesës së kurajos politike!”, tha ajo.

Partitë e koalicionit opozitar nënshkruan sot një marrëveshje për krijimin e një koalicioni të bashkuar opozitar dhe qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.