SHËNDETËSI – Regjistrohet në SHBA sezoni më i gjatë i gripit në 10 vite

UASHINGTON, 23 prill /ATSH-ANSA/ – Në SHBA dhe pjesë të tjera të botës regjistrohet sezoni më i gjatë i gripit në 10 vitet e fundit dhe viruset e kësaj sëmundje të sezonale vazhdojnë të qarkullojnë.

Qendrat për kontrollimin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) publikuan sot të dhënat e fundit, duke theksuar se që nga viti 1997, kur filloi grumbullimi i të dhënave, nuk është verifikuar kurrë që gripi të zgjasë kaq shumë.

Lynnette Brammer, drejtor i departamentit mbi Gripin tha se “është java e 21-të që nga rastet e para të gripit për këtë sezon”.

“Më përpara nuk ishin kaluar asnjëherë 20 javë”, theksoi ai.

Të dhënat në SHBA tregojnë se ka pasur 41,3 milionë raste, 19,4 milionë vizita tek mjeku dhe 610 000 të sëmurë të shtruar në spital. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.