Foto/ Nxënësit e shkollës “Rilindja” njihen me mënyrat e shpëtimit nga zjarri

TIRANË, 23 prill /ATSH/ – Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në bashkinë e Gramshit u njohën me demonstrimin e zjarrfikëses mbi metodat e shpëtimit nga zjarri.

Demonstrimi i zjarrfikësve i zhvilluar në ambientet e kësaj shkolle i ndihmoi nxënësit të vënë në praktikë teknika të vlefshme, si ndihmë për të shpëtuar jetët e tyre por edhe të të afërmve në rast se gjenden në një ambient të përfshirë nga flakët.

Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit ose e njohur ndryshe si Shërbimi Zjarrfikës, ka për qëllim kryesor të punës së tyre, sigurinë personale, duke shpëtuar jetën e njerëzve, duke ruajtur pasurinë, dhe mbrojtjen e mjedisit kryesisht nga zjarret.

Një incident me to mund të shkaktojë zjarr me përmasa të mëdha që mund të rrezikojnë dhe jetën.

Një nga shqetësimet kryesore të sallës operative të zjarrfikëseve, numri telefonik i të cilëve është 128 janë telefonatat e rreme apo njoftimet false që kryhen nga qytetarët. Prandaj ky demonstrim zjarri i bërë me nxënësit e shkollës “Rilindja” i ndihmoi ata të kuptojnë se sa e rëndësishme është ndërhyrja në kohë e zjarrfikëseve dhe se bllokimi i këtij numri emergjence mund t’i kushtojë jetën dikujt që është në nevojë.

Në këtë demostrim morën pjesë, Policia e Shtetit Gramsh, Urgjenca e Spitalit Gramsh, ARC Albanian Resuscitation Council Tiranë dhe Bashkia Gramsh. /z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.