“Udhëtoj përmes librit”, transport falas në shërbimin urban të kryeqytetit

TIRANË, 22 prill /ATSH/-Në 23 Prill, libri do të jetë bileta e qytetarëve që do të udhëtojnë në urbanët e kryeqytetit.

Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës, në ditën Ndërkombëtare të Librit, më 23 prill, ndërmerr nismën “Udhëtoj përmes librit”, duke sjellë në vëmendje të qytetarëve, se për gjithkënd që ka një libër në dorë nuk do të jetë e nevojshme të paguajë biletë urbani.

Lidhur me këtë nismë sensibilizuese në Ditën e Librit, ministrja e Kulturës Elva Margariti sjell në vëmendje të të gjithëve që të mos e lënë në shtëpi librin që po lexojnë. “Merre me vete. Në 23 Prill do të jetë bileta jote në urbanët e kryeqytetit. Udhëto falas, leximi të hap rrugët!”, shprehet Margariti. e.xh/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.