Investitorë nga Arabia Saudite, interes për investime në Shqipëri

TIRANË, 20 prill/ATSH/- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një takim pune me delegacionin me 25 investitorë nga Arabia Saudite, të cilët kanë shfaqur interes konkret për investime në Shqipëri.

Gjatë takimit, investitorët nga Arabia Saudite prezantuan fushat me potencial për investim, me benefite të ndërsjellta, si për investitorët ashtu dhe për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit.

“Turizmi, bujqësia, manifaktura, ndërtimi, investime dhe konsulencë në zhvillimin e sektorit të pasurive të patundshme, industri, energji dhe telekomunikacion, janë disa prej fushave me interes për investitorët e huaj”, theksoi Denaj.

Ministrja Denaj u shpreh se “kontributi i investimit mund të mbështetet bindshëm nga incentivat, që ofron shteti shqiptar dhe nga burimet e kualifikuara njerëzore, që aftësohen përmes shkollave tona të arsimit profesional”./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.