Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët, mbahet mesha në Katedralen e “Shën Palit”

TIRANË, 20 prill/ATSH/- Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët, që është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera.

Pashkët shënojnë ngjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti, shpresën për të gjithë bësimtarët.

Besimtarë të shumtë janë mbledhur në katedralen e “Shën Palit” në kryeqytet, ku është mbajtur mesha e shenjtë e Pashkëve, e udhëhequr nga arqipeshkvi Xhorxh Frendo, duke u lutur për paqe, dashuri dhe lumturi.

”Ngjallja e Krishtit na jep shpresë, e shpresa nuk na bën optimist por realist dhe na jep kurajo për të përballuar problemet. Kjo gjithashtu na bën të aftë për t’u angazhuar në një shoqëri më të mirë. Nga zemra ju uroj paqe dhe gëzimet e Krishtit. Gëzuar Pashkët”, u shpreh në urimin e tij Arqipeshkvi Metropolit, George Frendo.

/k.s//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.