​SHBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve nga Siria

​PRISHTINE, 20 prill/ATSH/- SHBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria, katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë.

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, thotë se me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e së njëjtës rrugë.

“I duartrokasim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve.SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetra vende tjera”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Prishtinë./KosovaPress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.