KLIMË – Nju Jorku voton ligjin për uljen e emetimeve të qiellgërvishtësve

UASHINGTON, 19 prill /ATSH-AFP/ – Këshilli bashkiak i Nju Jorkut miratoi ligjin që do të detyrojë qiellgërvishtëset dhe ndërtesat e tjera të larta të reduktojnë emetimet e tyre të gazit me efekt serrë në 40% deri në vitin 2030, një ligj që konsiderohet si pionier në luftën kundër ngrohjes klimatike.

Sipas sqarimeve të tekstit të votuar dje, i quajtur “Climate Mobilization Act”, ndërtesat me nivelin më të madh të ndotjes do të duhet të ulin emetimet e tyre me 40% nga 2024.

Ndërtesat e tjera do të kenë afat deri në 2030. Në mungesë të masave, ndaj tyre do të ketë gjoba të rënda.

Në mesin e tyre, ndërtesë po aq e famshme sa Empire State Building është edhe Trump Tower, qiellgërvishtësi i famshëm i presidentit amerikan ku ndodhet kompania e tij ‘’Trump Organization’’.

”Ajo është një nga ndërtesat me konsumin shumë të lartë të energjisë në metropolin amerikan”, sipas shoqatës amerikane ALIGN./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.