TEKNOLOGJI – Alibaba shpërndan postën me anë të njohjes faciale

PEKIN, 18 prill /ATSH-ANSA/ – Kompania kineze ”Cainiao Network”, degë e gjigantit Alibaba në sektorin e shpërndarjes, njoftoi aplikimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës për shërbimet e transportit.

Në Kinë, në kohën e dërgimit, secili dërgues është i detyruar të identifikojë veten duke paraqitur dokumentin e tij të identitetit.

Siç njoftohet, shërbimi i ri do të lejojë përdoruesit të identifikohen me anë të skanimit të fytyrës, që zgjat një ose dy sekonda.

Në këtë mënyrë dërguesve nuk do t’u kërkohet më për të siguruar të dhënat e tyre personale.

Për të përfituar nga ky shërbim, përdoruesit së pari do të duhet të ngarkojnë informacione mbi marrësit dhe destinacionin e transportit për aplikacione të ndryshme të Alibaba, Taobao dhe Alipay, pjesë e korporatës Alibaba.

Kompania beson se kjo teknologji, e sugjeruar dhe e miratuar nga autoritetet lokale të postës dhe të sigurisë, do të sigurojë mbrojtje më të mirë për privatësinë e dërguesve. Për më tepër, sipas ”Cainiao Network”, ky shërbim do të thjeshtojë të gjithë procesin e transportit./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.