Pallati pesëkatësh në Çorovodë do shembet me shpërthim të kontrolluar

TIRANË, 18 prill /ATSH/ – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë nesër me shpërthim të kontrolluar një objekt pesëkatësh në qytetin e Çorovodës.

Për këtë operacion, do të përdoren 30 kilogramë lëndë eksplozive që do të vendosen në 1500 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit. Objekti paraqet rrezikshmëri për shkak të amortizimit dhe për shembjen e tij ka pasur një vendim nga bashkia Poliçan dhe një kërkesë për mbështetje nga nga Enti Kombëtar i Banesave.

IKMT parashikon që shpërthimi të kryhet ditën e nesërme, rreth orës 12.30.

IKMT në bashkëpunim edhe me forcat e rendit kanë marrë masat që ky aksion të përfundojë me sukses dhe pa rrezik për qytetarët, apo pronat që ndodhen në afërsi të objektit. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.