Kryemadhi: Opozita po has vështirësi në përmbajtjen e njerëzve në protesta

TIRANË, 18 prill/ATSH/ – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh gjatë një interviste televizive se protestave të opozitës u janë bashkuar shumë qytetarë të zemëruar.

Sipas Kryemadhit, opozita po has vështirësi në përmbajtjen e njerëzve pjesëmarrës në protesta.

“Një nga problemet më të mëdha që kemi ne në protesta është që mundohemi dhe energjitë tona më të mëdha nuk shkojnë për të sjellë njerëzit. Ka ikur nëse para 2, 3, 4, 5, apo edhe 6 viteve qoftë PS, PD apo edhe ne problem kishim pjesëmarrjen në protesta, apo edhe evenimente, sot nuk është problemi për ti sjellë njerëzit është problemi për t’i  përmbajtur njerëzit. Njerëzit janë aq të zemëruar saqë mendojnë se inatin e tyre mund ta nxjerrin duke rrëmbyer një godinë dhe duke e djegur atë. Por nuk është ky problemi. Nuk është problemi të djegësh godinën, se mund ta djegësh dhe nuk e e mund fenomenin”, – u shpreh Kryemadhi.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.