STRASBURG – Jean Marie Le Pen: BE e pafuqishme përballë migracionit

STRASBURG, 17 prill /ATSH-ANSA/ – Një lamtumirë me tone të forta dhe të ashpra ishte ajo e liderit të së djathtës ekstreme franceze Jean Marie Le Pen, në Parlamentin Europian, i cili u fokusua mbi “fenomenin gjigant të migracionit” përballë së cilës gjendet “pafuqia” e Europës.

“Deputetë, keni mbetur të verbër, të shurdhër dhe memecë, pasardhësit tuaj do t’ju mallkojnë”, theksoi deputeti 90-vjeçar duke folur në foltore për herë të fundit.

“Një fenomen gjigant migracioni kërcënon të mbizotërojë kontinentin në të cilin Europa është në deficit demografik”, vazhdoi Le Pen, i cili kryesoi  Frontin Kombëtar (Rassemblement National) për pothuajse 40 vjet, nga i cili u përjashtua në vitin 2015 për deklaratat e tij mbi Holokaustin.

“Përballë këtyre perspektivave shqetësuese, Europa po bëhet, duke dëshmuar çdo ditë, edhe më e pafuqishme. Më keq akoma, paralizon grupet kombëtare që duhet të mobilizojnë popujt që e përbëjnë atë’’,  shtoi eurodeputeti./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.