LONDËR – Mungesa e zanatçinjve vonon rindërtimin e Notrë Damit

LONDËR, 17 prill /ATSH-AFP/ – Mungesa e zanatçinjve të kualifikuar dhe debati për mënyrat dhe veçoritë e rindërtimit të Notrë Damit në Paris duket se janë pengesat kryesore të kësaj pune kolosale, shprehet një arkitekt i cili ka marrë pjesë në restaurimin e kështjellës së Windsorit.

”Gjetja e stafit të mjaftueshëm të zanatçinjve, mjeshtrave të punimit të gurit, drurit, plumbit dhe xhamit është një sfidë për këtë sektor në të gjithë Europën”, pohon për median Francis Maude, drejtor i kabinetit të arkitektëve ‘’Donald Insall Associates’’ me seli në Londër.

Ai thekson se në projekte të tjera shumë të mëdha jemi përballuar me të njëjtat vështirësi, si rasti i Pallatit Westminster, mbi të cilin po punojmë këtu në Londër.

”Kjo mungesë mund të jetë elementi kyç që do të përcaktojë ritmin dhe ndoshta disa nga vendimet që do të merren gjatë procesit të restaurimit të Notrë Damit”, shton arkitekti, kabineti i së cilit ishte kërkuar për të punuar për restaurimin e kështjellës së Windsorit (perëndim të Londrës) .

Kështjella, që daton nga shekulli XI, rezidenca e preferuar e mbretëreshës Elisabeth u shkatërrua nga një zjarr i rënë në vitin 1992, përpara se t’i rikthehej një rinie të dytë, mesatarisht me një faturë prej 36,5 milionë stërlinash dhe dy vite punime, për t’u përfunduar në 1997./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.