Xhaçka: 300 efektivë të Batalionit II të Këmbësorisë të dislokuar në stërvitje në Has

TIRANË, 16 prill /ATSH – I. Vata/ – Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, deklaroi sot se Batalioni II i Këmbësorisë i Forcave të Armatosura është i dislokuar në stërvitje në Has.

“Një nga 300 efektivët e Batalionit II të Këmbësorisë, të cilët morën pjesë në stërvitjen dislokuese në Has”, – shprehet ministrja.

Batalioni II i Këmbësorisë, certifikuar si i gatshëm për luftim nga NATO dhe në dispozicion të saj, tregoi se mund të vihet në lëvizje në çdo çast, kudo ku Aleanca ka nevojë.

Aktualisht Batalioni II vazhdon stërvitjen ushtarake në qarkun e Kukësit në Has. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.