KËLN – Fuessenich: Rindërtimi i Notrë Damit zgjat disa dekada

KËLN, 16 prill /ATSH-DPA/ – Arkitekti i njohur i Katedrales së Këlnit, Peter Fuessenich vlerëson se rindërtimi pas zjarrit në katedralen e Notrë Damit në Paris do të zgjasë me dekada.

“Për të thënë se sa do të zgjasë rindërtimi dhe se sa do të kushtojë është njësoj si të parashikosh fatin”, tha Peter Fuessenich.

“Vetëm duke parë imazhet televizive, e dimë se nuk do të jenë vetëm vite derisa dëmi i fundit të eliminohet, por që do të vazhdojë për dekada me radhë. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare”, tha eksperti.

Harqet e gurit poshtë çatisë së djegur janë ngjyrosur me ujin e përdorur për të shuar zjarrin.

“Kjo bëri që të kishte shumë peshë në tavanet e harkuar. Na duhet të presim në ditët në vazhdim për të parë nëse harqet do ta përballojnë këtë peshë,” tha ai.

Shkatërrimi i harqeve të çatisë së Notrë Damit ishte një humbje shumë e madhe, veçanërisht sepse origjina e tyre ishte më së shumti nga shekulli XIII.

“Katedralja e Këlnit ka një çati me harqe prej hekuri të shekullit XIX, krahasuar me ato të drurit ajo nuk digjet menjëherë, por nëse bie një zjarr i madh, atëherë gjithashtu dhe ajo ka pasoja dhe mund të deformohet”, tha Fuessenich./  /ash/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.