Iu drejtua Zyrës së Punës, punësohet i riu nga Kuçova

TIRANË, 16 prill /ATSH/ – Rastet e punësimit përmes ndërmjetësimit të Zyrave të Punës, janë gjithnjë e në rritje.

I tillë është rasti i Endrit Fani një i ri nga Kuçova që besoi se bashkëpunimi me Zyrën e Punës do të ishte rruga e duhur drejt punësimit të suksesshëm.

Falë bashkëpunimit Zyrës së Punës, Kuçovë me subjektin bar-restorant-piceri “Natyra” u arrit ndërmjetësimi në punë i Endritit në profesionin picajol.

Zyrat e Punës, po funksionojnë si instrumente strategjikë të punësimit në të gjithë vendin. /a.a/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.