Italia, avokatja kryesore e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE

TIRANË, 16 prill /ATSH – I. Vata/ – “Italia mbetet një nga avokatët kryesorë të aspiratave të Shqipërisë drejt integrimit në BE”, ka deklaruar kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë takimit me dy senatorë italianë.

Gjatë vizitës dyditore në Itali, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u takua sot me dy anëtarë të Senatit italian, Luciano Dalfonso dhe Gianni Pittella.

“Takova  dy deputetë të rëndësishëm dhe miq të Shqipërisë të Senatit italian, Luciano Dalfonso dhe Gianni Pittella. Italia mbetet një nga avokatët kryesorë të aspiratës së Shqipërisë në rrugën e integrimit europian”, deklaron Balla./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.